
Libri i parë për këtë vit është një përmbledhë poetike që prezantohet në shtëpinë e vogël tiranase të Anna Shkrelit. Ervina Halili ka zgjedhur Ledi Shamkun për t’i kuruar këto poezi që jehojnë në gegnisht.
Vëllimi poetik që prezantohet nëntitullin “Nuk janë sytë e mi”, sjell 37 poezi që vijnë si një rrugëtim shpirtërori autores.
Ervina Halili është një shkrimtare e re në moshë, por jo e re në letrat shqipe. Libri i saj i parë u vlerësua me çmim në Kosovë, ndërsa me veprën e dytë “Gjumi i oktapodit”, ajo gjeti edhe lexues në gjuhën gjermane ku u përkthye. Fituese e çmimeve letrare në Kosovë e Zvicër, Halili është jo pak e njohur edhe në vendin tonë. (A2 Televizion)