
Ricky Martin është këngëtar nga Porto Riko, i cili ka fituar çmim Grammy dhe Latin Grammy.
Ai ka shitur më shumë se 55 milionë albume në të gjithë botën, duke qenë në maja të klasifikimeve në SHBA, në Amerikën Latine, Europë dhe ka në total rreth 30 hite shumë të njohura.
Është shpallur si një ndër 50 njerëzit më të bukur në botë nga revista “People” në 2000 në Amerikë dhe në 2006, me të njëjtin titull në Spanjë.
Në vitin 1999, jeta personale e këngëtarit u bë objekt i thashethemeve të shumta, ku u ngrit çështja e orientimit seksual të Ricky Martin. Në pranverën e vitit 2010, Martin pranoi homoseksualitetin në faqen e tij zyrtare.
Këngëtari themeloi Fondacionin Ricky Martin. Ai është i angazhuar në aktivitete bamirësie. Në veçanti, Fondacioni organizoi një kamp veror për të varfërit dhe vetë Ricky mori pjesë në organizimin e komunikimit me fëmijët. Fondacioni është vlerësuar me çmime të ndryshme më shumë se një herë. (A2 Televizion)