
Pas disa muajsh qetësi, Armenia dhe Azerbajxhani ringritën armët përballë njëri-tjetrit në kufi, duke shkaktuar sërish viktima dhe të lënduar.
Përleshjet edhe njëherë u regjistruan në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakh, teksa Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njofton se dy ushtarë kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur pranë fshatrave kufitare Sotk dhe Norabak.
Më herët, Azerbejxhani fajësoi palën armene se sulmoi me dronë pozicionet e saj përtej kufirit, në rajonin e Kalbajarit, duke plagosur tre ushtarë.
Nagorno-Karabakh, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, ka qenë burim konflikti mes dy fqinjëve në rajonin e Kaukazit, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, dhe ndërmjet armenëve etnikë dhe azerëve për më shumë se një shekull. (A2 Televizion)