Jeton prej 70 vitesh me “mushkëri të hekurt”, shkruan libër duke përdorur dhëmbët

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 11:50 | Bota
Jeton prej 70 vitesh me “mushkëri të hekurt”, shkruan

Motoja e tij në jetë është të mos dorëzohesh kurrë, por 71 vite jetë të 77-vjeçarit Paul Alexander nuk kanë qenë kurrë të lehta.

Ai ishte vetëm gjashtë vjeç kur u godit nga poliomieliti, i cili e la të paralizuar nga qafa e poshtë. Në pamundësi për të marrë frymë vetë, Paul u vendos brenda një tubi të veçantë të quajtur “mushkëria e hekurt”, e cila e ka mbajtur gjallë që nga viti 1952.

Edhe pse Paul jeton i varur nga makina, ai ka arritur të zhvillojë mënyrën e tij të frymëmarrjes, të cilën ai e quan “frymëmarrje bretkosash” dhe që i lejon atij të dalë jashtë makinës.

“Mushkëria e hekurt” është një tub mrekullie që zëvendësoi rolin e mushkërive të infektuara dhe shpëtoi jetën e mijëra pacientëve të paralizuar nga poliomieliti, kryesisht në vitet ’50.

Ventilatori në fjalë, i cili duket si një arkivol metalik i frikshëm, kërkon që pacientët të shtrihen brenda tij, me një pajisje të lidhur fort në qafë.

Pajisja funksionon duke krijuar një vakum dhe kështu mushkëritë e pacientit furnizohen me oksigjen pasi sistemi nervor qendror dhe funksioni i frymëmarrjes janë dëmtuar nga poliomieliti.

Paul arriti të marrë frymë vetë duke zhvilluar një teknikë shumë të vështirë  të quajtur “frymëmarrja e bretkosave” (glosofaringeale), e cila bëhet duke gëlltitur ajrin.

El hombre que ha vivido durante 70 años dentro de un pulmón de hierro.

Paul Alexander, de 77 años, conocido como 'Polio Paul' contrajo polio en 1952, cuando tenía 6 años, y desde entonces ha tenido que vivir con un pulmón de hierro de 600 libras.

En 1952, Estados Unidos… pic.twitter.com/cfO9q04KMj

Atij iu desh një vit për ta përmirësuar këtë stil frymëmarrje dhe pasi e perfeksionoi, arriti të dilte nga mushkëria e hekurt, duke dalë fillimisht në tarracën e shtëpisë dhe më pas në oborr.

Në moshën 21-vjeçare, ai u bë personi i parë që u diplomua nga një shkollë e mesme në Dallas pa ndjekur mësimet personalisht.

Paul regjistroi përvojat e tij në një autobiografi me 155 faqe, të cilën e shkroi gjatë pesë viteve me një stilolaps të ngjitur në një shkop që e drejtonte me dhëmbët e tij.

Tani, në moshën 77-vjeçare, ai është një nga njerëzit e fundit në botë që ende përdor një mushkëri hekuri dhe mbështetet pothuajse ekskluzivisht tek ajo për të marrë frymë. 77-vjeçari madje i mbijetoi pandemisë së koronavirusit, pavarësisht se ishte në grupin me rrezik të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos