
Partia Komuniste e Kinës ka nisur një projekt 10-vjeçar për të rishkruar Biblën dhe tekstet e tjera fetare me qëllim që të dobësojë ndikimin e fesë.
Në Ungjillin e Gjonit, Jezusi përballet me akuzuesit e një gruaje e cila u kap duke kryer tradhti bashkëshortore, duke u thënë: “Ai nga ju që nuk ka bërë asnjë faj, le të hedhë gurin e parë.”
Ata më pas largohen të gjithë dhe Jezusi i thotë gruas: “A nuk të ka dënuar njeri?” “Askush, zotëri”, u përgjigj ajo. “As unë nuk të dënoj”, tha Jezusi. “Ik dhe që nga ky moment mos mëkato më”.
Një histori e bukur e faljes dhe e mëshirës.
Megjithatë, në Biblën me karakteristika socialiste, fragmenti i rishkruar i Ungjillit sipas Gjonit përfundon, jo me mëshirë, por me vetë Jezusin që e godet me gurë gruan derisa ajo vdes.
Në të gjithë provincën Henan, zyrtarët lokalë të Partisë Komuniste i detyruan kishat protestante të zëvendësonin Dhjetë Urdhërimet me citate të Xi Jinping. “Ti nuk do të kesh perëndi të tjera para meje”, u bënë diktatet si: “Ruhu me vendosmëri kundër infiltrimit të ideologjisë perëndimore”.
Projekti 10-vjeçar për të rishkruar Biblën, Kuranin dhe tekste të tjera të shenjta është i gjithë pjesë e përpjekjes së Xi Jinping për t’i bërë besimtarët t’i shërbejnë partisë dhe jo Zotit. (A2 Televizion)