Përse bën mirë banania dhe sa duhet të konsumojmë në ditë?

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 08:51 | Lifestyle
Përse bën mirë banania dhe sa duhet të konsumojmë

Banania është një nga frutat më të konsumuara, pavarësisht stinës, për shkak të vetive së saj. Për më tepër, është një burim shumë i rëndësishëm energjie për ata që merren me sport, siç shpjegon doktori italian, Riccardo Roveda.

“Së pari, le të hedhim poshtë një mit: bananet nuk të shëndoshin. Sigurisht, duhet të keni kujdes kur banania është jashtëzakonisht e pjekur, sepse atëherë ka një përmbajtje më të lartë sheqeri, por banania është një frut i shkëlqyer, me më pak kalori se sa mendoni”, shpjegon doktori.

“Avantazhi i parë i bananes është prakticiteti i saj, më pas janë të gjitha aspektet ushqyese: është e pasur me lëndë ushqyese pasi është e mbushur me kalium dhe magnez dhe veçanërisht në periudhën e verës këto minerale janë thelbësore. Është gjithashtu e pasur me vitamina (C, B6) dhe antioksidantë”, vijon Dr. Roveda.

“Për sa i përket porcioneve, mos tejkaloni dy banane në ditë”, shton italiani.

Banania është gjithashtu shumë e rëndësishme për mbajtjen e shëndetshme të zorrëve: “Banania përmban një sasi të madhe fibrash të patretshme dhe të tretshme, në veçanti pektinë, një fibër shumë e rëndësishme sepse ndihmon në rregullimin e zorrëve tona. Pra, rekomandohet edhe për ata që kanë probleme me kapsllëkun”.

Për sportistët është një element shumë i rëndësishëm, ashtu si frutat në përgjithësi, për shkak të karakteristikave të tij ushqyese: “Është një burim i rëndësishëm i karbohidrateve, veçanërisht i niseshtesë, kështu që sheqeri në gjak mbahet në nivele më konstante. Niseshteja që përmbahet në banane ju lejon të keni një konsum të vlefshëm energjie për të gjithë kohëzgjatjen e stërvitjes. Në fakt, është një burim shumë i mirë energjie afatgjatë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos