“Rrugëtimi i fundit i Klajdit”, i jepet lamtumira të riut shqiptar nga Lushnja, që u vra në Itali

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 15:41 | Kronikë
“Rrugëtimi i fundit i Klajdit”, i jepet lamtumira të riut

Ka mbërritur sot në Lushnje trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit që u vra të dielën në Ankona nga një algjerian.

Të afërm, miq dhe të njohur shoqëruan dje pasdite në portin e Ankonës arkivolin e Klajdi Bitrit mbuluar me flamurin kuqezi. Komuniteti shqiptar dhe shokët marshuan duke brohoritur “drejtësi”.

Në rreshtin e parë, vëllai i Klajdit, Xhuliano, më pas miqtë e tij, të ardhur me dhjetëra, anëtarë të komunitetit shqiptar dhe shokë të ekipit të futbollit.

Sikurse shkruajnë mediat italiane, ata parakaluan në portin e Ankonës dhe artikuluan një fjalë të vetme: “Drejtësi, drejtësi, drejtësi”. (A2 Televizion)

https://youtu.be/BFAj9Xfpajg
https://a2news.com/2023/08/31/i-mbuluar-me-flamurin-shqiptar-percillet-per-ne-shqiperi-trupi-i-klajdi-bitrit-qe-u-vra-ne-itali/

A2 CNN Livestream

Latest Videos