Shkrumbohet kati i parë i një pallati në Lushnjë, shpëton e moshuara

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 12:22 | Kronikë
Shkrumbohet kati i parë i një pallati në Lushnjë,

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në qendër të Lushnjës. Si pasojë e flakëve, është shkrumbuar totalisht e gjithë banesa, ndërsa e moshuara që ndodhej në të, ka qenë duke gatuar. Sipas burimeve, pasi është larguar në një moment, flaka nga bombola që gatuante është përhapur në gjithë ambientin me tepër shpejtësi. Flakët kanë rrezikuar të gjithë ndërtesën, por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve që ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pallati 5-katësh ndodhet në qendër të Lushnjës pranë Shtëpisë Muze të Kongresit. E moshuara është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve pa lëndime, pasi në momentin e zjarrit dhe përhapjes së flakëve ka qenë jashtë banesës, ndërkohë që djegia e gjithë banesës në katin e parë ka pasur dëme të konsiderueshme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos