All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Grindjet politike të eritreanëve zhvendosen në Tel Aviv, 100 të plagosur

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 14:56 | Bota
Grindjet politike të eritreanëve zhvendosen në Tel Aviv, 100
All - Paragraf - 1

Të paktën 100 persona mbetën të plagosur nga përleshjet e dhunshme në Tel Aviv mes mbështetësve të qeverisë së Eritresë dhe kundërshtarëve të presidentit Isaias Afëerki.

Policia izraelite përdori gazin lotsjellës dhe bombat zhurmuese për të shpërndarë turmat e inatosura me njëra-tjetrën, pjesëtarët e të cilave hidhnin gur pa pushim.

All - Paragraf - 3

Dëme të mëdha u regjistruan në disa lokale, teksa protestuesit iu vunë flakën dhe kazanëve të mbeturinave.

Qeveria izraelite i dënoi ashpër këto akte dhunë dhe deklaroi se për shkak të tyre 30 efektivë policie mbetën të lënduar.

Incidentet shpërthyen pranë ambasadës së Eritreas, e cila kishte organizuar një pritje për të shënuar ditën e Revolucionit, e cila përkujton nisjen e Luftës së Eritreas për Pavarësi në 1961 kundër Etiopisë. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos