Tajfuni “Shaola” godet Kinën, 1 viktimë! Anulohen fluturimet, mbyllen shkolla e biznese

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 08:03 | Bota
Tajfuni “Shaola” godet Kinën, 1 viktimë! Anulohen

Tajfuni “Shaola”  shkaktoi rrëshqitje dheu në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në provincën e Guangdong, e cila ndodhet në jug të Kinës, ndërsa erërat e stuhishme goditën qytetin Shenzhen, Hong Kong dhe gjithashtu Makaon. Për pasojë një person ka gjetur vdekjen, e ndërsa vendi po përballet edhe me përmbytje në disa zona.

Qendra financiare aziatike e Hong Kongut dhe provinca e populluar kineze e Guangdong anuluan qindra fluturime dhe mbyllën biznese, shkolla dhe tregje financiare.

Erërat e forta frynë me shpejtësi më shumë se 200 kilometra në orë, ndërsa Super Tajfuni Shaola u regjistrua si më i fuqishmi nga ngjarjet ekstreme të motit që goditi provincën kineze që nga viti 1949.

Sipas autoriteteve kineze, Shaola u shndërrua në një tajfun shkatërrues, duke shkaktuar rrëshqitje dheu në qytetin Zhuhai, me erëra që arrinin shpejtësinë rreth 160 kilometra në orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos