All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vrasja e Klajdi Bitrit, Balla u shkon për vizitë në shtëpi: Do ta ndjekim gjyqin në Itali që drejtësia të vihet në vend

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 10:38 | Aktualitet
Vrasja e Klajdi Bitrit, Balla u shkon për vizitë në shtëpi:
All - Paragraf - 1

Mes dhimbjes dhe lotësh është kryer ceremonia mortore e të riut Klajdi Bitri  në qytetin e tij të lindjes. Familjarë, miq e shok i dhanë lamtumiren e fundit, 23-vjeçari që u vra në Itali.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë për vizitë në familjen Bitri, ku i ka siguruar se Shqipëria do ta ndjekë procesin gjyqësor ndaj autorëve që iu morën jetën 23-vjeçarit, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

All - Paragraf - 3

“Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali që  drejtësia të shkojë në vend”, tha ministri, e ndërsa gatishmërinë e  shtetit për të qenë pranë dhimbjes së tyre për çdo nevojë që do të kenë.

Nga ana tjetër, Bashkia e Lushnjes miratoi 500 mijë lekë për shpenzimet e varrimit të 23-vjeçarit.

I riu u vra disa ditë më parë nga një algjerian me shtizën e peshkimit në përpjekje  për të shuar një sherr me mikun e tij italian. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/31/i-mbuluar-me-flamurin-shqiptar-percillet-per-ne-shqiperi-trupi-i-klajdi-bitrit-qe-u-vra-ne-itali/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos