Gati kalendari artistik i vjeshtës, ja çfarë mund të shijoni në Teatrin e Operës dhe Baletit

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 13:23 | Kulturë
Gati kalendari artistik i vjeshtës, ja çfarë mund të

Sezoni i shkuar i Teatrit të Operës dhe Baletit përcolli në skenë 83 vepra të shquara, prej të cilave 36 ishin premiera e 47 ishin rivënie.

13 takime artistike kanë qenë të shitura që në ditën e parë të publikimit të biletave dhe rezervimeve. Por, a do ta tejkalojë sezoni i ri artistik këtë prurje dhe cilësi artistike.

Drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit tregon se kalendari i ri artistik synon pikërisht këtë.

Përgjatë këtyre 4 muajve do të sjellim titujt më të bukur të koncerteve simfonike, operave, baleteve nisur me simfoninë “Titan” të Mahler, vijuar me oratorion e Eliasit, baletin Uni, premierën e Ansamblit Popullor “Tumankuqe”, Dance Festival me Harabel Contemporary, muzikalin Callas and Onasis, Arrëthyesin, Atila, Carmen e shumë të tjerë.

Edhe master-class-et që nisën me Ermonela Jahon dhe sollën në Tiranë artistë ndërkombëtare, do të vijojnë edhe këtë sezon të ri.

Me nismën e Ministrisë së Kulturës dhe bashkëpunimin e Harabel shënohet një tjetër hap galopant në balet, me master-class-in e maestros Angelin Preljocajt e me festivalet e njëpasnjëshme që do të marrin jetë në TKOB.

Duke fuqizuar kështu baletin, jo veç atë kontemporan por edhe klasik. Përgjatë sezonit të kaluar, në Teatrin e Operës dhe Baletit kanë qenë 14 mijë artdashës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos