Kreu marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 27-vjeçari në Pogradec

Nga A2 CNN
3 Shtator 2023, 12:14 | Kronikë
Kreu marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet

Një 27-vjeçar nga fshati Hondisht i Pogradecit është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një të mitur 13-vjeçare.

Burime policiore bëjnë me dije se vajza 13-vjeçare ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se e gjithë marrëdhënia mes saj dhe 27-vjeçarit ka qenë me dëshirë. Ajo ka shtuar se e ka gënjyer 27- vjeçarin për moshën reale dhe ai nuk kishte faj në këtë mes.

Kanë qenë familjarët e vajzës që e kanë denoncuar në polici 27-vjeçarin, kjo pasi vajza kishte vendosur një foto profili me të, shoqëruar me një unazë.

Nga ana tjetër 27-vjeçari ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj. Burimet shtojnë gjithashtu se 13-vjeçarja 2 muaj më parë kishte pasur lidhje edhe me një 36-vjeçar.

Sipas burimeve 27-vjeçari dhe e mitura. Mësohet se ai kishte kërkuar dorën e saj. Por babai ka qenë dakord dhe nëna jo, më pas familjarët kanë bërë denoncim. Djali jetonte në Hondisht dhe vajza në Çerravë.

Thuhet se vajza i ka shkruar e para në FB dhe më pas janë lidhur. Vajza i ka thënë se ishte 14 vjeç e gjysmë dhe ai ka kërkuar të fejohet me të.

Në komisariat djali ka marrë vesh që ajo ishte 13 vjeç. Çdo gjë ka qenë e ditur për të dyja familjet, si dhe vajza mbante unazë në gisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos