I dehur në timon, përplaset me një automjet në autostradën “Elbasan-Tiranë”, vdes pasagjerja

Nga A2 CNN
3 Shtator 2023, 06:14 | Kronikë
I dehur në timon, përplaset me një automjet në

Një 60-vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident në aksin “Elbasan-Tiranë”. Ai është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga një 34 vjeçar dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin e këtij të fundit, si edhe janë lënduar 3 të tjerë. Policia ka arrestuar 60-vjeçarin e dehur.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën “Elbasan-Tiranë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasja E. V., 58 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V.

Po si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë dëmtuar shtetasi I. V. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos