
648 turistë amerikanë, anglezë, kanadezë, australianë, etj., mbërritën mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”.
Anija turistike është bregëzuar mëngjesin e sotëm në kalatën portuale nr.5 dhe ka sjellë në vendin tonë turistë nga 18 vende të ndryshme të botës mes të cilëve edhe nga kontinente të largëta si Australia, Amerika e Veriut, Zelanda e Re, por nuk mungonin vizitorët edhe nga vendet e BE-së si Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Poloni etj.
Shumë nga turistët do të vizitojnë sitet turistike dhe ato të trashëgimisë kulturore të qytetit bregdetar dhe zonave përreth.
Kjo është hera e dytë brenda muajit që kroçiera “Nautica” ndalet në bregdetin e Durrësit.
(A2 Televizion)