Arrestohet Behar Bajri

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 17:12 | Kronikë
Arrestohet Behar Bajri

Është arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza “i forti i Shkodrës”, Behar Bajri.

Bajri është vënë në pranga në Francë.

“Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç. Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë”, lexohet në njoftimin e Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos