Turisti bie në gropën e ashensorit në Vlorë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 07:59 | Kronikë
Turisti bie në gropën e ashensorit në Vlorë

Një turist 22-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë, ditën e djeshme, në Vlorë, pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.

22-vjeçari H.S. mendohet të ketë ngatërruar ashensorin në pallatin e ri dhe ka hyrë në derën e atij që ende nuk ishte në punë.

I riu nga Athina është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos