Basha në hyrje të Kuvendit: Do ta delegoj detyrën e re që më caktoi statuti

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 09:29 | Politikë
Basha në hyrje të Kuvendit: Do ta delegoj detyrën e re që

Në hyrje të Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha foli përpara gazetarëve dhe për Kuvendin Kombëtar që u mbajt ditën e shtunë dhe ndryshimet e reja në statut.

Pasi iu bëri thirrje të gjithë deputetëve demokratë që të bashkohen, Basha deklaroi se detyrën e re që i caktoi statuti, atë të Kreut të Grupit Parlamentar, do t’ia delegojë një prej nënkryetarëve.

“Asnjë debat artificial nuk ndihmon në kauzën tonë. Kauza jonë është për qytetarët. Ne duhet t’iu shërbejmë qytetarëve. Prej ditës së djeshme, me hyrjen në fuqi të statutit, janë marrë vendimet përkatëse. Si kryetar i PD-së, i ngarkuar nga statuti dhe me detyrën e kreut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyrë te një nga nënkryetarët. Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personaleve, anktheve e frikërave, pasi në fund të fundit janë shprehur mbi 4000 anëtarë të PD-së, që janë një forcë reale”, u shpreh Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos