Vjosa Osmani, sot në Tiranë, pritet t’i dorëzojë nënshtetësinë e Kosovës, Ismail Kadaresë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 08:21 | Politikë
Vjosa Osmani, sot në Tiranë, pritet t’i dorëzojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nis vizitën e saj dyditore në Shqipëri.

Presidentja e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare nga homologu shqiptar, Begaj dhe më pas do të takohet me kryeministrin Rama dhe kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla.

Më pas, Vjosa Osmani do t’i dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit Ismail Kadare.

Agjenda, e presidentes së Kosovës do të vijojë në qytetin e Beratit dhe Durrësit.

Kjo është vizita e parë e Vjosa Osmanit në Shqipëri që kur kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj mori detyrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos