Kim Jong-un takon Putinin këtë muaj

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 20:51 | Bota
Kim Jong-un takon Putinin këtë muaj

Lideri i Koresë së Veriut është duke planifikuar një udhëtim në Rusi këtë muaj. Gjatë takimit me liderin rus, Kim Jong-un pritet që të diskutojë mundësinë e furnizimit të Rusisë me armë për luftën në Ukrainë.

Lajmin e bën të ditur New York Times duke cituar burime nga SHBA dhe aleatët.

Kim thuhet se do të udhëtojë nga Pheniani, me gjasë me tren të blinduar, për në Vladivostok në bregun rus të Paqësorit.

Më herët, Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, tha se Rusia është në bisedime në lidhje me stërvitjet e mundshme të përbashkëta me Korenë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos