
Pas disa ditësh i shtruar në një spital privat të Tiranës, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me mushkëritë, mësohet se ish-kryeministri dhe ish-lideri socialist, Fatos Nano, ka shfaqur shenja përmirësimi të shëndetit.
Ish-kryeministri aktualisht nuk është më në intubim, por vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv, ndërsa sipas mjekëve, që po merrem me kurimin e tij, gjendja e tij është e stabilizuar, pasi frymëmarrja e tij nuk realizohet nëpërmjet një pajisje ndihmëse.
Megjithatë, mjekët shprehen të kujdesshëm se rehabilitimi i ish-kryeministrit ka një rrugë të gjatë.
Kujtojmë se, prej disa ditësh Nano u shtrua në spital, pasi prej kohësh vuan nga një sëmundje pulmonare, një sëmundje që vështirëson frymëmarrjen. (A2 Televizion)