Në 2050 gjysma e botës miope, mjekët: Më shumë fëmijë me syze, kufizoni orët para telefonit

Nga A2 CNN
3 Shtator 2023, 12:54 | Aktualitet
Në 2050 gjysma e botës miope, mjekët: Më shumë

Në 2050 gjysma e popullsisë në botë do të jetë miope. Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë problemet me shikimin pritet të rriten gati dyfish.

Stili i jetës dhe përqendrimi i zgjatur në objekte të afërta, veçanërisht mbi pajisje elektronike po shton numrin e të prekurve nga miopia. Përjashtim nuk bën as shoqëria shqiptare.

Mjekët okulistë shohin me shqetësim rritjen e shpejtë të miopisë tek fëmijët. Shkak i sëmundjes edhe në këtë grup-moshë është qëndrimi për  orë të tëra në shtëpi pa e çlodhur shikimin në natyrë dhe përdorimi i zgjatur i pajisjeve elektronike.

Mjeku Bledar Kruja tregon për shenjat e para të miopisë ndërsa këshillon prindërit t`u kufizojnë fëmijëve kohën e qëndrimit në telefon dhe pajisje të tjera.

Miopia është një sëmundje që nuk ka kthim në normalitet. Ajo korrigjohet përmes syzeve. Por nëse numri i miopisë kalon 7, atëherë ajo shoqërohet  më probleme dhe sëmundje më të rënda të shikimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos