Vdes në moshën 56-vjeçare vokalisti i Smash Mouth

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 19:05 | Showbiz
Vdes në moshën 56-vjeçare vokalisti i Smash Mouth

Steve Harwell, vokalisti i grupit amerikan Smash Mouth, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Menaxheri i bandës muzikore tha se këngëtari vuante nga probleme të rënda me mëlçinë.

Smash Mouth u bë i famshëm në vitet ’90 dhe 2000 me disa hite, mes të cilave “Walkin’ on the Sun” dhe “I’m a Believer”.

Në vitin 2021, Steve Harwell u largua nga grupi për shkak të problemeve të tij fizike dhe mendore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos