Hidhet kapsollë detonatore në çatinë e një banese në Krujë, detajet e para

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 08:30 | Kronikë
Hidhet kapsollë detonatore në çatinë e një banese

Një kapsollë detonatore është hedhur në çatinë e një banese në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1 të qytetit.

Nga shpërthimi i kapsollit detonator janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë

“Me datë 05.09.2023, rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1, në Krujë, në çatinë e banesës së shtetasit B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos