Tragjedi në portin e Pireut: Ekuipazhi i anijes në nisje e shtyu, humb jetën 36-vjeçari

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 20:52 | Ballkani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës portin e Pireut. Mediat në vend raportojnë se një 36-vjeçar ka humbur jetën teksa përpiqej të hipte në bordin e një anije që ishte nisur.

Ndërkohë, është publikuar edhe videoja e momentit kur punonjësit e anijes Blue Horizon, shtyjnë 36-vjeçarin për ta përzënë nga mjeti lundrues.

Βίντεο σοκ: Το πλήρωμα έσπρωξε έξω από το πλοίο τον επιβάτη που σκοτώθηκε στο Blue Horizon pic.twitter.com/sc1z7SvVni

Anija është gati për nisje nga porti i Pireut me destinacion portin e Heraklion, Kretë kur një një person shihet duke ecur me vrap për të kapur portën e anijes që po mbyllej.

E ndërsa 36-vjeçari arriti të ngjitej, ekuipazhi e shtyn disa here derisa ai për një moment mbetet i varur e pastaj përfundon në det.

Ai lufton për disa çaste me dallgët dhe nuk dihet nëse 36-vjeçari e humbi jetën si pasojë e mbytjes apo nëse ka përplasur kokën. Ndërkohë që anija Blue Horizon vijoi lundrimin për në Heraklion sikur të mos kishte ndodhur asgjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos