Në përfundim të tryezës së përbashkët, Gazment Bardhi ka bërë me dije se opozita ka rënë dakord për zhvillimin e një aksioni të përbashkët në Kuvend, që do të nisë me kërkesën për 3 komisione hetimore.
“Do kërkojmë komision hetimor për PPP dhe problematikat në Shëndetësi, që përbën prioritet jo vetëm për abuzimet, por pamundësinë e qytetarëve që të marrin shërbimin e duhur shëndetësor. E dyta abuzimi me patronazhistët apo shqetësimi më i fundit nga SHBA lidhur me dyshime serioze për vjedhjen e të dhënave nga TIMS dhe së treti jemi njohur me të dhëna se si zyrtarë publik marrin vendime për të pasuruar miqtë, shokët apo familjarët e tyre prandaj një tjetër do jetë të çështjet që lidhet me konfliktin e interest apo abuzimin e detyrës”, tha Bardhi.
Duke e quajtur si një takim të vonuar, Bardhi pati edhe një mesazh për ata që nuk ishin në tryezë.
“Dua të vazhdoj të besoj se misioni i tyre është opozitarizmi, kjo është një tryezë e çdo deputeti të opozitës dhe nuk duhet të mbaj larg askënd”, tha Bardhi.
Në tryezë u vu re mungesa e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj. (A2 Televizion)