Bardhi tryezë të përbashkët me grupin e Berishës: Të unifikojmë aksionin opozitar në Kuvend, prioritet Reforma Zgjedhore

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 10:37 | Politikë
Bardhi tryezë të përbashkët me grupin e Berishës:

Për herë të parë që nga zgjedhjet e 25 prillit, shumica e deputetëve të Partisë Demokratike janë mbledhur në një tryezë të përbashkët. Takimi u thirr nga Gazment Bardhi i cili në hyrje të fjalimit të tij, tha se është i bindur që gjërat që i ndajnë deputetët demokratë nga njëri-tjetri, janë më të vogla se ato që i bashkojnë.

Qëllimi i kësaj tryezë të përbashkët është unifikimi i aksionit opozitar në Parlament, ku Bardhi tha se prioritet do të jetë Reforma Zgjedhore.

“Ndasinë në mendime për çështjet brenda partisë nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve, demokratëve dhe opozitarëve, prandaj duke ruajtur mendimin individual për debatet e brendshme, ndaj bindjen me shumicën prej jush që kjo nuk do të na pengojë që të unifikojmë një qëndrim të aksionit opozitar, duke nisur me një agjendë të përbashkët opozitare”, tha Bardhi.

Mirëpo, reforma Zgjedhore duhet se do të jetë një tjetër motiv për të përplasur palët brenda demokratëve. Në një kohë kur Gazment Badhi tha se prioritet do të jetë Reforma Zgjedhore, të njëjtin njoftim bëri edhe Lulzim Basha, në takimin që pati me Kolegjin e Kryetarëve. Në krah të Enkelejd Alibeajt, Basha, (të dy mungonin në tryezën e përbashkët), u bë me dije se listat e hapura dhe nisja e Komisionit të Reformës Zgjedhore do jenë hapi i tyre i parë në Kuvend.

“Listat e hapura angazhimi ynë i parë dhe nisja e reformës së Komisionit të reformës zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Në kordinim dhe me aleatët e tjerë parlamentar, ne do të shtyjmë fortë që lista e hapura dhe rishikimi i ndarjes së Shqipërisë të pamundësojmë pelivanët e politikës që të sigurojnë privilegje përmes fatkeqësive për njerëzit”, tha Basha më herët.

2 vite punë për Reformën Zgjedhore nuk kanë prodhuar asnjë vendim përfundimtar.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos