
Një mjet tip Benz ka përplasur një turist polak me motor i cili ka mbetur i plagosur. Turisti ka qenë duke udhëtuar me një grup motorristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri. Policia mbërriti në vendngjarje ndërsa ambulanca po transporton polakun drejt spitalit të Prrenjasit.
Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.
Sot rreth orës 18:26, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)