Aksident në Vlorë, makina merr përpara kalimtarin

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:52 | Kronikë
Aksident në Vlorë, makina merr përpara kalimtarin

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Vlorës, pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën.

Ngjarja u regjistrua në aksin Vlorë-Kotë, kur mjeti tip Ford i drejtuar nga 44-vjeçari E.Z., përplasi shtetasin J.D.

48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të zbardhur dinamikën e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos