Kultivimi i kanabisit, si biznes familjar, 4 të arrestuar në Lushnjë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:28 | Kronikë
Kultivimi i kanabisit, si biznes familjar, 4 të arrestuar në

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 4 persona, të afërm me njëri-tjetrin (2 prej tyre babë e bir), nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Lidhja” u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 24 vjeç, E. GJ., 31 vjeç, H. Gj., 61 vjeç dhe M. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në fshatin Biçakaj, të cilët kishin mbjellë 87 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Murrizë dhe kujdeseshin për to.

Bimët narkotike më pas u asgjësuan me djegie, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos