
Policia dhe ekipet e ndihmës së shpejtë në Spanjë po vijojnë kërkimet për 3 persona, të cilat janë shpallur të humbur për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë disa zona jugore të vendit.
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe dëme kolosale, teksa balta ka bllokuar qarkullimin në shumë akse rrugore.
Situata më problematike raportohet në provincën e Toledos dhe rrethinat e Madridit, ku janë pezulluar trenat, teksa mijëra njerëz janë pa energji elektrike.
Pas temperaturave të larta të gushtit, vendi u përfshi nga shira të rrëmbyeshëm, për të cilët agjencia spanjolle e motit AEMET tha se do të vazhdojnë dhe për disa ditë. (A2 Televizion)