Në prag të vitit të ri shkollor banorët e fshatit Mbyet në bashkinë e Fierit kanë protestuar për mungesën e transportit për fëmijët e tyre.
Një problem i vjetër që shoqëron çdo vit të ri shkollor, për shkak se shkolla e fshatit prej vitesh është kthyer në gërmadhë, fëmijët e këtij fshati detyrohen të udhëtojnë çdo ditë drejt Fierit, kush në këmbë dhe kush me mjetet e familjarëve të tyre.
Situatën e vështirëson akoma më shumë edhe gjendja e rrugës dhe rreziku që hasin çdo ditë fëmijët dhe prindërit e tyre duke kaluar në një rrugë të ngushtë. Ankesat e tyre për vite me radhë nuk i ka marrë askush parasysh nga pushteti lokal.
Vjeshta dhe dimri janë periudhat më të vështira për këta fëmijë të cilët duhet të ecin në të ftohtë dhe shi çdo ditë dhe kjo situatë ka ndikuar edhe në cilësinë e mësimnxënies së tyre. (A2 Televizion)