Regjistrimet në universitete, rektori i “Fan Nolit” optimist pas fazës së parë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 10:18 | Aktualitet
Regjistrimet në universitete, rektori i “Fan Nolit” optimist

Në fund të fazës së parë të regjistrimeve, Universiteti i Korçës, “Fan Noli”, ka përmbushur vetëm një të katërtën e kuotave që ka në dispozicion.

Edhe pse në përqindje mund të duket nivel i ulët, rektori i Universitetit shprehet optimist për fazat e më vonshme, por edhe në krahasim me vitin e kaluar.

Sa i takon programeve që nuk kanë fare apo numër të vogël regjistrimesh, rektori shpjegon se do të jetë Senati në fund të fazave të regjistrimit që do të vendosë.

Universiteti i Korçës “Fan Noli” ka 1050 kuota për 24 programe të arsimit të lartë. Disa muaj më parë,  rektori i këtij universiteti hodhi idenë e bashkimit me Universitetin e Tiranës për shkak të numrit të ulët të studentëve, por që ministria e Arsimit vendosi që të vijojë si i pavarur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos