All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zjarr në kishën e “Shën Marenës”, shkak dyshohet të jetë bërë bombola e gazit

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:20 | Aktualitet
Zjarr në kishën e “Shën Marenës”, shkak dyshohet
All - Paragraf - 1

Manastiri i “Shën Marenës” në Mokrën e Sipërme është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së të martës. Ai është një vend i shenjtë në atë zonë dhe vizitohet nga shumë persona.

Ambientet e qëndrimit përreth kishës janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur në pjesën më të madhe të tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

All - Paragraf - 3

Sipas të dhënave të para, dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga një bombol e vogël. Roja e kishës ka marrë djegie të lehta në tentativë për të shuar flakët, i ndihmuar edhe nga banorët e zonës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos