Southgate drejt largimit, Pep Guardiola në stolin e Kombëtares Angleze

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:25 | Bota
Southgate drejt largimit, Pep Guardiola në stolin e Kombëtares Angleze

Pep Guardiola te Kombëtarja e Anglisë. Ky është lajmi i fundit që po qarkullon në mediat britanike. Pasi fitoi gjithçka me Manchester City sezonin e kaluar, trajneri Pep Guardiola ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha europiane, por mes tyre dhe të kombëtares së “3 Luanëve”.

Siç raporton e përditshmja “Daily Mail”, Federata Angleze e Futbollit ka një ide të çmendur, t’i afrohet Pep Guardiolës dhe t’i dorëzojë stolin e kombëtares së Anglisë.

Trajneri spanjoll ka kontratë me “Qytetarët” deri më 30 qershor të vitit 2025, por nuk përjashtohet dhe ideja që ai të nisë një aventurë të re.

Rezultat e dobëta dhe loja jo e mirë kanë bërë që tekniku aktual Gareth Sauthgate të jetë në rrezik për kryepankinën angleze dhe krerët e federatës i kanë dhënë kohë deri në përfundim të Kampionatit Evropian 2024 dhe më pas të vendosin për të ardhmen.

Emri më i lakuar është ai i Pep Guardiolës, fituesi i tri trofeve edicionin e kaluar me Manchester City. E vetmja gjë që mund ta shpëtojë Southgate është një sukses në Evropianin e Gjermanisë edhe pse detyra do të jetë shumë e vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos