
Publikohet lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Po ashtu, ka përfunduar procedura e shprehjes së interesit për kandidatë edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku janë shtatë kandidatë për tri vende vakante.
PROKURORËT NË GARË
Në përfundim të afatit ligjor për shprehjen e interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shprehën interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga Prokuroritë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit si më poshtë:
• Z. Moisi Duda, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
• Znj. Afërdita Ndoi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
• Znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
• Znj. Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;
• Znj. Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
• Z. Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe
• Z. Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.
Për 3 (tre) pozicionet vakante në KLP, në 2 (dy) prej tyre mund të zgjidhen prokurorë të shkallës së parë, dhe në 1 (një) pozicion, mund të zgjidhen prokurorë të prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Administrata e Prokurorisë së Përgjithshme, brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe shpall kandidaturat në faqen zyrtare.
GJYQTARËT NË GARË
Ndërkohë, zyra e shtypit e Gjykatës së Lartë ka publikuar edhe listën e gjyqtarëve që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 24.07.2023, për zgjedhjen e dy gjyqtarëve nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri më datë 04.09.2023, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët e mëposhtëm:
– Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë. (A2 Televizion)