3 muaj pasi u bë baba, Al Pacino është sërish beqar

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 15:16 | Showbiz
3 muaj pasi u bë baba, Al Pacino është sërish beqar

Vetëm tre muaj pasi u bë baba, Al Pacino është ndarë nga partnerja e tij Noor Alfallah, me të cilin ishte i lidhur që nga prilli i vitit 2022. Sipas faqes së internetit “The Blast”, Noor, 54 vjet më e re se ylli i Hollivudit, ka kërkuar kujdestarinë e djalit Roman Alfallah Pacino, dhe do të kishte paraqitur dokumente në gjykatën e Los Anxhelosit për të kërkuar kujdestarinë e fëmijës duke i dhënë aktorit “vizita të arsyeshme”.

Në moshën 83-vjeçare, Al Pacino e gjen veten sërish beqar dhe me një fëmijë të katërt (pas Julie 33-vjeçare dhe binjakëve 22-vjeçarë Olivia dhe Anton James). Sipas dokumenteve që ka parë “The Blast”, Alfallah ka përfshirë në kërkesën për kujdestarinë një faqe të quajtur “deklaratë vullnetare e prindërve” të nënshkruar nga të dyja palët: dokumentin, i cili është hartuar gjashtë ditë pas lindjes së fëmijës dhe është nënshkruar nga Al Pacino dhe një dëshmitar i palës së tretë, vërteton se aktori është babai biologjik i Romanit.

Sipas të njëjtave dokumente, Noor kërkon nga gjykata që të detyrojë Pacinon të paguajë të gjitha tarifat ligjore apo kostot që lidhen me këtë çështje. Për momentin nuk tregohet shuma e saktë e mbështetjes së fëmijës. Në Kaliforni është gjykata që duhet të përcaktojë zyrtarisht prindërit dhe të ardhurat e të dy palëve përpara se të urdhërojë mbështetjen e fëmijëve. Vetëkuptohet se në këtë situatë, duke marrë parasysh të ardhurat dhe pasuritë, Al Pacino do të jetë ai që do të paguajë një shumë mujore. Alfallah do të ishte gjithashtu e gatshme t’i jepte aktorit kujdestarinë e përbashkët ligjore të djalit të tyre, gjë që do t’i jepte atij një fjalë për çështjet që lidhen me arsimin, fenë,  kujdesin mjekësor, apo dhe më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos