
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka thyer një rekord botëror, duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë rresht e renditur e para, në dy prej top listave muzikore të Billboard.
Bëhet fjalë për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit “country” dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit “electronic”.
Sipas mediave rozë, këngëtarja me origjinë shqiptare ka qëndruar për 50 javë e para në këto dy top-lista me hitet e saj “Meant To Be” dhe “I’m Good (Blue)”.
E lumtur me suksesin, Bebe ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e Billboard ku ajo citohej si rekordmene, ndërsa u shpreh më se mirënjohëse për suksesin e arritur.
“Jam në shok. Mirënjohëse. E bekuar. E lumtur. Faleminderit gjithsecilit që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe”.
I’m shook. Grateful. Blessed. Happy. Thankful to anyone who has ever supported me in my career. Thank you. Love, bebe pic.twitter.com/ZGPrPBEdpc (A2 Televizion)