Barrierat që ndalojnë emigrantët, gjykata amerikane vendos heqjen e tyre

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 05:29 | Bota
Barrierat që ndalojnë emigrantët, gjykata amerikane vendos heqjen

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara vendosi që barriera pluskuese që është vendosur në lumin Rio Grande në Teksas, për të ndaluar kalimin e emigrantëve të paligjshëm, duhet të largohet menjëherë.

Ky vendim i gjykatës u pa si një goditje për guvernatorin republikan, Greg Abbott që ishte një ndër mbështetësit kryesore të vendosjes së kësaj pengesë për të ç’inkurajuar emigrantët e paligjshëm që të hynin në vend nga Meksika.

Sipas gjykatësit David Ezra, i cili mbajti anën e Departamentit të Drejtësisë, Teksasi nuk ka autoritetin për të instaluar një segment 300 metra të gjatë me bova portokalli me thumba në lumë, ku juridiksioni është i qeverisë federale.

Në këtë mënyrë, Ezra iu dha autoriteteve të Teksasit kohë deri më 15 shtator për të zhvendosur pengesën lundruese në anën e SHBA-së të bregut të lumit, në koordinim me Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos