Një jetë në skenë, legjendat e rokut gati albumin e ri

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:48 | Showbiz

Mosha nuk është asgjë për ta. Muzika do të jetë gjithnjë e gjallë dhe do të rrjedhë nga krijimtaria e tyre deri në momentin e fundit të jetës.

Bëhet fjalë për Rolling Stones, grupin legjendar të rokut britanik, i cili shumë shpejt pritet të prezantojnë dhe albumin e ri në treg, i cili padyshim që do të pasohet nga një tur botëror.

Rolling Stones rikthehen përpara publikut me “Hackney Diamonds”, i cili vjen si albumi i parë që nga viti 2005 dhe pas ndarjes nga jeta të bateristit të grupit.

Albumi do të prezantohet në një event special javën e ardhshme që do të mbahet në Hackney dhe që do të prezantohet nga Jimmy Fallon. Sipas thashethemeve, pjesë e tij do të jenë shumë yje të muzikës, mes të cilëve mund të përmendim Paul McCartney, Stevie Wonder dhe Lady Gaga.

Gjatë fundjavës, një prej këngëve do të transmetohet në platformën dontgetangrywithme.com, por do të ndërpritet në mes për të lënë suspancën tek adhuruesit e Rolling Stones. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos