Gjykata e lartë në Meksikë dekriminalizon abortin

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 09:37 | Bota
Gjykata e lartë në Meksikë dekriminalizon abortin

Asnjë grua shtatzënë nuk do të mund të ndëshkohet në rast se bën abort në Meksikë. Gjykata urdhëroi që i ashtuquajturi krim i abortit të hiqet nga kodi penal federal.

Gjykata e Lartë meksikane vendosi se “kriminalizimi i abortit në Kodin Federal të Procedurës Penale është antikushtetues” pasi “shkel të drejtat e grave”. Më parë, ligji parashikonte një dënim me burg për gratë që kishin bërë vullnetarisht një abort. Dënime merrnin edhe mjekët, por tashmë ky ligj është shfuqizuar.

Për rrjedhojë, parlamenti meksikan është i mandatuar të sigurojë eliminimin e dënimeve për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, të cilat kanë qenë në fuqi që nga viti 1931 për gratë dhe mjekët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos