
Autoritetet kolumbiane dhe ato në Bolivi kanë zbuluar dhe shkatërruar, gjatë ditëve të fundit, 5 laboratorë droge të fshehura thellë në xhungël, të cilat prodhonin sasi të mëdha kokaine.
Grupi hetimor zbuloi në fillim dy laboratorë kokaine në rajonin e El Tambos, në të cilat gjeti 3914 kg hidroklorid kokaine, 692 kg pastë dhe 5000 kg lëndë kimike që përdorej për përgatitjen e lëndës narkotike.
Në operacionin e dytë u sekuestruan 345 kg kokainë e pastër, si dhe u arrestuan personat që u gjetën duke punuar në laborator.
Në xhunglën e Villa Tunarit në Bolivi, policia e mbështetur dhe nga ushtria gjeti 3 laboratorë të tjerë dhe një sasi të madhe kokaine që u asgjësua me djegie,
Sipas autoriteteve, droga e shkatërruar kishte si destinacion tregun amerikan, teksa e cilësuan operacionin si tepër të suksesshëm dhe goditje për grupet e trafikantëve. (A2 Televizion)