Kur Sylvinho realizonte gol spektakolar në Pragë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 10:25 | Futboll
Kur Sylvinho realizonte gol spektakolar në Pragë

Shqipëria do të luajë, mbrëmjen e së enjtes, në Çeki ndeshjen tejet të rëndësishme për eliminatoret e Kampionatit Europian. Para takimit, trajneri i kuqezinjve u pyet nga gazetarët çekë sesi ai e kujton golin e shënuar 23 vite më parë kur luante me bluzën e Arsenalit dhe kundërshtar ishte Sparta e Pragës. Sylvinho u shpreh se pavarësisht golit të bukur, ata ishin larguan me humbje nga Çekia. Ndërkohë, tha se këtë herë synon të largohet si triumfues dhe shpreson që një gol të ngjashëm ta realizojë Mario Mitaj, i cili luan në të njëjtin pozicion si braziliani dikur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos