Nëse do të kishte pasur mundësi të zgjidhte, mbretëresha Elizabeth II do të kishte zgjedhur një rrugë krejtësisht të ndryshme nga ajo që i ofronte Pallati Mbretëror.
Miku i saj i ngushtë dhe ish-deputeti i Parlamentit Britanik ka treguar për mediat se monarkes i kishte pëlqyer gjithnjë që të bëhej komediane.
74-vjeçari Giles Bradreth foli për Times Radio se në një bisedë të rastësishme me të, Mbretëresha Elizabeth i zbuloi se ëndërronte të bëhej komediane. Madje, ai rrëfen se Elizabeta bënte imitime të mira të disa aktorëve që në moshë të vogël.
“Ajo ishte frymëzuar nga komediani George Forby, i cili kishte vizituar kështjellën Windsor gjatë Luftës së Dytë Botërore,” shtoi ai.
“Ajo më kishte thënë se nëse nuk do të ishte mbretëreshë, mund të ishte imituese.” E pyeta: ”A po e thua vërtet këtë? Çfarë mund të bësh?” Dhe ajo mu përgjigj: ”Unë mund të imitoj George Forby”.
Kujtojmë se Mbretëresha Elizabeth II, u nda nga jeta më 8 shtator të vitit të shkuar në moshën 96-vjeçare. (A2 Televizion)