Gati një javë para se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç të ulen sërish në tryezën e dialogut në Bruksel, i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, biseduan rreth përgatitjeve lidhur me takimin e nivelit të lartë.
“Ne patëm një diskutim të gjatë dhe përmbajtjesor për t’u përgatitur për takimin e dialogut të nivelit të lartë javën e ardhshme”, shkroi Lajçak në rrjetin social X.
Ai theksoi se fokusi i tyre kryesor në takimin e 6 shtatorit në Bruksel, ishte si të përparohet në normalizimin e marrëdhënieve.
Më 31 gusht, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillohet më 14 shtator.
Dy liderët janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullsia lokale serbe. Nga ajo kohë, tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm. (A2 Televizion)
