U dënua për përdhunim në 1967, shpallet i pafajshëm në moshën 72-vjeçare

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 19:46 | Bota
U dënua për përdhunim në 1967, shpallet i pafajshëm

Njujorkezi Leonard Mack, i dënuar për përdhunim në vitin 1976, është shpallur i pafajshëm pas 47 vitesh falë provave të reja të ADN -së.

Testet kanë treguar se veterani i Vietnamit nuk është fajtor për sulmin seksual të bërë ndaj një vajze adoleshente në vitin 1975.

Sulmuesi i vërtetë u identifikua dhe pranoi se ishte fajtor. Historia e burrit, tani 72 vjeç , mban rekordin për dënimin më të gjatë të gabuar në historinë amerikane.

 “Tani e vërteta ka dalë në dritë dhe më në fund mund të marr frymë”, këto janë fjalët e Leonard Mack , i sapo liruar nga burgu.

Provat e reja të ADN-së, të paraqitura nga organizata jofitimprurëse Innocence Project në bashkëpunim me Njësinë e Rishikimit të Dënimeve të Prokurorit të Qarkut Westchester, e anuluan dënimin e tij.

Hetimet zbuluan një profil që gjeti një përputhje pozitive në bazën e të dhënave lokale. Autori i vërtetë u identifikua dhe pranoi se kishte përdhunuar vajzën në vitin 1975.

Nisur nga provat e reja, gjyqtari i Gjykatës së Lartë e përmbysi dënimin, duke i dhënë lirinë Mack në ditëlindjen e tij të 72-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos