120 mijë euro për të vrarë ish-gruan? Alban Bengasi në GJKKO: S’mund të merrni parasysh dëshminë e Nuredin Dumanit

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 12:08 | Kronikë
120 mijë euro për të vrarë ish-gruan? Alban Bengasi në

Avokati Alban Bengasi ka folur përpara gjykatës, ku ka mohuar akuzat se i ka paguar 120 mijë euro grupit të Nuredin Dumanit, për të vrarë ish-bashkëshorten. Ai i ka kundërshtuar këto akuza, duke thënë se nuk qëndrojnë pasi ai me ish-gruan ka një marrëdhënie krejtësisht normale, pavarësisht se janë të divorcuar.

“Ju kanë futur në një rrugë pa krye, ju kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me ish-bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, mësohet të ketë thënë Bengasi.

Ai sulmon Nuredin Dumanin, duke thënë se nuk mund të merret parasysh dëshmia e një krimineli të akuzuar për shumë vrasje.

“Ka mbetur prokuroria vetëm në deklarimet e gënjeshtërta të Nuredin Dumanit, i cili është një person që akuzohet për shumë vrasje dhe kurrsesi nuk duhet të merret parasysh dëshmia e një personi të dënuar më parë i cili akoma akuzohet për një sërë vrasjesh”, shtoi Bengasi.

Mirëpo, pavarësisht deklaratës së tij, GJKKO vendosi ta lërë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos