Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në afërsi të banesës së tij, dyshimet e policisë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 09:25 | Kronikë
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në afërsi të

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij ku jetonte i vetëm. Ngjarja ndodhi, mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, në trupin e 55-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi R. T., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos