Balla takon kreun e KLP: Politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve!

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 09:34 | Aktualitet
Balla takon kreun e KLP: Politikë penale më të ashpër

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e KLP-së, Alfred Balla. Në fokus të takimit, ka qenë paketa e sigurisë nëpër shkolla, si dhe është folur për një politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështet Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.”

Pikë tjetër e diskutimit mes dy krerëve ishte dhe eficienca e Oficerëve të Policisë Gjyqësore, pranë Drejtorive të Policisë ku KLP-ja vëren mungesë stabiliteti, që shkaktohet nga lëvizjet e shumta mes radhëve të këtyre oficerëve.

Gjatë takimit, u diskutua dhe mbi veprimtarinë e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve (i cili drejtohet nga KLP-ja), ku ka përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos