Në një ceremoni madhështore në Penian, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, prezantoi një nëndetëse të re, e cila siç thuhet, mund të mbajë armë bërthamore.
Media shtetërore raportoi se nëndetësja fuqizon në mënyrë të konsiderueshme parandalimin e sulmeve bërthamore ndaj vendit.
Një nëndetëse me kapacitet për të kryer sulme bërthamor, ka qenë prej kohësh në listën e armatimeve që Peniani dëshironte të zhvillonte.
Shteti komunist ka punuar për vite me radhë për ndërtimin e nëndetëses, e cila konsiderohet si pjesë thelbësore e programit nuklear.
Në foto të publikuara nga media shtetërore, Kim Jon Un shfaqet i ulur në një kantier detar, i rrethuar nga oficerë të marinës . Nëndetëset janë të vështira për tu lokalizuar nën ujë, çka nënkupton se zotërimi i një të tillë mund të lejojë Penianin të godasë armiqtë nga deti, pasi armatimet tokësore shkatërrohen në sulm.
Megjithatë, nuk dihet se kur do të bëhet funksionale, pasi koreano-veriorët duhet ende të tregojnë se ajo mund të lëshojë me sukses raketa me kapacitet bërthamor. (A2 Televizion)